Në veprën me titull “Abrégé de l’histoire des Turcs, contenant tout ce qui s’est passé de plus remarquable sous le règne de vingt-trois empereurs,… par le sieur Du Verdier,…Tome 1”, të historiografit francez Gilbert Saulnier Du Verdier, botuar në Paris në 1665, gjejmë një shkrim të rrallë dhe një gravurë, kushtuar heroit tonë kombëtar:

Skënderbeu, mbrojtësi i shquar i krishtërimit, ishte një njeri aq i madh dhe aq i denjë në kujtesën e popullit, saqë do të ishte e paarsyeshme ta privonim atë nga lavdia që i kemi veshur një princi tjetër më të madh, por ky, një kapiten jo më i shkathët as më i zoti se ai.

Ne e shtuam pikturën e Tamerlanit të madh me atë të të gjithë mbretërve osmanë, sepse ai ishte njeriu i shekullit dhe se, kishte turpëruar princin më krenar në botë.

Por edhe ky (e ka fjalën për Skënderbeun), nuk ka qenë më pak i shquar; madje, ai ka bërë diçka më të madhe se ai, kundër këtyre sovranëve të frikshëm tokësorë.

Lexo po ashtu:  Shpaloset Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Prandaj, i detyrohemi të njëjtin nder dhe pa bërë ndonjë mëkat ndaj drejtësisë, ne nuk mund të anashkalonim portretin e tij për brezat e ardhshëm, ashtu siç i bëjmë fjalimin e aksioneve të bukura të jetës së tij, në shenjë nderimi ndaj vlerës dhe virtytit të tij”,- thuhet në shkrim.

“E bëra turkun të dridhej në mesin e gjithë xhandarëve të tij. Ai dyshoi në shpatën time, por iu frikësua fuqisë së saj. Për aq kohë sa ai mundi të mbante armë, unë isha mbrojtësi i shquar i të krishterëve.” /konica.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *