Sot bëhet një vit që nga dita kur këngëtarja Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar, dolën për herë të parë. Gjërat mes çiftit rrodhën shpejt dhe duket se këngëtarja shqiptare gjeti tek Anwar-i ngrohtësinë që i duhej pas ndarjes nga ish-i. Dyshja u bë e pandarë, madje Hadid erdhi në Kosovë së bashku me Duan, për të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”. Ata i kaluan së bashku ditët e karantinës dhe duket se janë në kulmin e lumturisë, teksa sot festojnë përvjetorin e parë. Dua ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram pozat më të ëmbla me partnerin, nga momente të ndryshme së bashku. 365 ditët e tyre kanë kaluar shpejt dhe ky ka qenë një vit i ëmbël për Duan dhe Anwar-in, të cilët janë bërë shokët më të mirë të njëri-tjetrit dhe çifti më i ndjekur në rrjete sociale. Lidhja e dyshes është bërë familjare, pasi ata kalojnë shpesh kohë në shtëpitë e prindërve të njëri-tjetrit. Madje, Dua ka një marrëdhënie perfekte me kunatat, Bella dhe Gigi, si dhe me vjehrrën Yolanda.

Lexo po ashtu:  Pianistja e verbër, koncert recital në ndihmë të fëmijëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *