Sulltanati i Bruneit ka sjell një ligj që dënon me burgim të përjetshëm dhe vdekje personat që publikisht shfaqin orientimin seksual, përkatësisht nëse deklarohen se janë pjesëtar të komunitetit LGBTI.

Elton John, George Clooney e shumë të tjerë kanë bërë apel që të bojkotohen të gjitha bizneset e sulltanit të këtij vendi.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Së fundi, thirrjeve të yjeve botërore iu është bashkangjitur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit, në fakt, ka rishpërndarë një mesazh të Ellen DeGeneresit, e cila ka renditur bizneset që i përkasin sulltanit dhe ka bërë thirrje të që të bojkotohen.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Vendi i Bruneit do të fillojë të dënojë me vdekje homoseksualët. Ne duhet të bëjmë diçka tani. Ju lutemi bojkotoni këto hotele në pronësi të Sulltanit të Bruneit. Ngrini zërin tani. Përhapni fjalën”, ka shkruar ndër të tjerash moderatorja amerikane, të cilën gjë e ka mbështetur edhe këngëtarja jonë.

Ndryshe, Sulltani Hassanal Bolkiah ka fuqi absolute në Brunei dhe hotelet e përmendura janë pronë e Agjencisë për investime dhe vende në Azinë Juglindore. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Zbardhen detaje të reja rreth aksidentit të Kobe Bryant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *