Mbrëmjen e sotme në skenën e teatrit Arriston do të mbërrijë Dua Lipa, ylli i popit që në moshë mjaft të re ka arritur 1 miliard shukime në Youtube. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të prezantojë për herë të parë në Itali albumin “Don’t start now”, single i parë i certifikuar me me diskun e artë në Itali i cili punlikohet më 3 Prill. Gjithashtu në Sanremo pritet të performojë dhe Ghali disa nga këngët e tij më të sukseshme dhe pak nga albumi i tij i ri i cili do të publikohet për fansat më 20 Shkurt . Ghali është një prej këngëtarëve më të spikatur në Itali kohëve të fundit duke numëruar mijëra ndjekës dhe klikime.