Më shumë se 2/3 e efekteve anësore të zakonshme që përjetojnë njerëzit pasi marrin një vaksine anti-Covid mund t’i atribuohen një versioni negativ të Efektit Placebo, dhe jo vetë vaksinës, pretendojnë studiuesit.

Disa shkencëtarë në SHBA, shqyrtuan të dhënat nga 12 teste klinike të vaksinave kundër Covid-19 dhe zbuluan se “Efekti Nocebo”, përbënte rreth 76 për qind të të gjitha reaksioneve anësore të zakonshme pas dozës së parë, dhe gati 52 për qind pas marrjes së dozës së dytë.

Gjetjet e këtij studimi sugjerojnë se një pjesë e konsiderueshme e efekteve anësore më të lehta, si dhimbja e kokës, dobësia trupore afatshkurtër dhe dhimbja e krahut nuk shkaktohennga përbërësit e vaksinës, por nga faktorë të tjerë që mendohet se gjenerojnë reagimin Nocebo, duke përfshirë ankthin, pritshmëritë, dhe atribuimi i sëmundjeve të ndryshme përshkak të vaksinimit.

Në funksion të rezultateve që gjetën, studiuesit argumentojnë se një informim më i mirë i publikut në lidhje me “Efektin Nocebo”, mund të përmirësojë nivelin e vaksinimit të popullatës, duke reduktuar ndjeshëm shqetësimet që i bëjnë disa njerëz të hezitojnë të vaksinohen.

Lexo po ashtu:  Katër situata kur nuk duhet të pihet ujë: Në trup mund të krijohet kaos!

“T’u thuash pacientëve se vaksina që po marrin ka efekte anësore, të cilat janë të ngjashme me trajtimet me Placebo, e redukton ankthin dhe i bën pacientët të ndalen një moment për të marrë parasysh efektin anësor”– thot Ted Kapçuk, profesor i shëndetit global dhe i mjekësisë sociale në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Gjithsesi ai thotë se ka ende nevojë për më shumë kërkime lidhur me këtë çështje.

Dr.Kapçuk dhe dr.Xhulia Has e Qendrës Mjekësore “Beth Israel Deaconess” në Boston analizuan ngjarjet negative të raportuara gjatë një duzinë provash klinike të vaksinave kundër Covid-19.

Gjatë çdo testi klinik,grupit që nuk do të merrnin vaksinën por një Placebo, iu bënëinjeksione me ujë me kripë joaktive në vend të vaksinës. Studimi nuk shqyrtoi efektet anësore të rënda të rralla si mpiksja e gjakut apo zmadhimi i zemrës.

Në një artikull të botuar në revistën “Jama Network Open”, studiuesit përshkruajnë se si pas injektimit të dozës së parë, më shumë se 35 për qind e atyre që bënin pjesë në grupet e Placebos, përjetuan të ashtuquajturat efekte anësore “sistematike” si dhimbja e kokës dhe lodhja, me 16 për qind të tyre që raportuan vendndodhjen specifike.

Lexo po ashtu:  Nga ndihma e shpejtë te pajisjet e kuzhinës, një zinxhir produktesh me elementë të dëmshëm për njeriun

Por edhe simptoma që përfshinin dhimbjen e krahu, skuqje apo ënjtje në vendin e injektimit.Sikurse edhe pritej, ata që morën një dozë të parë të vaksinës kishin më shumë gjasa të përjetonin efekte anësore.

Rreth 46 për qind raportuan simptoma sistematike, ndërsa 2/3 përjetuan dhimbje krahu ose simptoma të tjera të lokalizuara në vendin e injeksionit. Kur studiuesit vëzhguan efektet anësore pas dozës së dytë, ata zbuluan se shkalla e dhimbjeve të kokës ose simptomave të tjera sistematike ishte gati 2 herë më e lartë në grupin e vaksinës krahasuar me grupin e Placebo, përkatësisht 61 dhe 32 për qind.

Diferenca ishte edhe më i madhe për sëmundjet lokale, duke arritur në 73 për qind në mesin e atyre që ishin vaksinuar dhe 12 për qind në grupin Placebo.Në përgjithësi, studiuesit llogaritën se rreth 2/3 e efekteve anësore të zakonshme të raportuara në testet e vaksinës Covid janë të nxitura nga Efekti Nocebo, veçanërisht dhimbjet e kokës dhe lodhja, të cilat shumë broshura mbi vaksinat kundër Covid-19 i përmendin si reagimet anësore më të zakonshme pas marrjes së një vaksine.

Lexo po ashtu:  Pse vuani nga kapsllëku? Ushqimet që ju ndihmojnë për të luftuar konstipacionin

Ndërsa testet klinike sugjerojnë se informacioni në lidhje me efektet anësore, mund të bëjë që njerëzit t’ia atribuojnë gabimisht vaksinës sëmundjet e zakonshme, ose i bën ata të jenë mëtë vëmendshëm ndaj mënyrës se si ndihen, Kapçuk thotë se është i nevojshëm më shumë dhe jo më pak informacion rreth efekteve anësore.

“Shumica e studiuesve argumentojnë se pacientëve duhet t’u flitet më pak mbi efektet anësore për të reduktuar ankthin e tyre. Por unë gjykoj se kjo qasje është e gabuar. Ndershmëria është rruga më e mirë që duhet ndjekur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *