Sami Blakaj

Nuk e njohë (fatmirësisht) personalisht Valon Sylen, por më bëri përshtypje përqeshja dhe ofendimet e pamëshirshme që ky person po vazhdon t’ia adresoj diasporës shqiptare.

Në fakt, do të doja shumë të kuptoj „arsyen“ e mllefit të tij prej „gazetari“ për bashkatdhetarët nga diaspora, historia e të cilëve karakterizohet me plotë vuajtje dhe përndjekje me dhunë nga atdheu.

Arsyet e dhëna më poshtë nga Valoni, për mua janë të ulëta dhe si të tilla nuk ia vlenë as të komentohen, e aq më pak të vlerësohen. Dhe, unë natyrisht se nuk do të lëshohem në nivelin tij të komunikimit, por një gjë duhet bërë të qartë atij dhe gjithë „Valonave“ si ai.

Së pari:

t’i quash bashkatdhetarët, vëllezërit dhe motrat tuaja „gërrnaça“, „të gërrditshëm“ dhe „fukara budallë“, është një fjalor i shëmtuar dhe i papranueshëm që di ta përdorë vetëm një njëri të cilit i mungon në parim edukimi familjar.

Së dyti:

duhet të jesh vërtetë FUKARA në shpirt dhe BUDALLA në mendje për të qenë në gjendje të nënçmosh ose përqeshës vlerën dhe pasurinë më të rëndësishme kombëtare shqiptare.

Lexo po ashtu:  Vërtetohet: Në ora 18:00 votohet Vjosa Osmani për presidente!

Së treti:

duhet të jesh vërtetë i GËRRDITSHËM për të qenë në gjendje të flasësh me sarkazëm për ata që kontribuuan dhe që po kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik.

#KëshillëMiqësore:

Valon Syla, mos mbjellë urrejtje, për të qenë më pasë i urryer! Mos shkelë mbi veprën dhe kontributin mërgimtarëve që dikur ishin themeltarët e lirisë, ndërsa sot janë bashkudhëtarët e ndërtimit të shtetësisë.

Përndryshe, ke të fala nga Kurbeti, dhe kujdes!-, jo nga një „gërrnaçar“, por nga i Juaji kurbetçar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *