Mosaprovimi nga kancelari gjerman Shultz i projektit të Ballkanit të Hapur dhe këmbëngulja e tij për të vënë theksin tek forcimi i Procesit të Berlinit e ka bërë Edi Ramën të ndryshojë sërish strategji. Nëse për një kohë të gjatë ai është rrekur të mbrojë para shqiptarëve tezën se nisma e tij dhe e presidentit Vuçiç mbështetet nga Brukseli, tani ai ka kaluar në një tjetër regjistër: Ai po përdor farsën e këshillimit kombëtar për të thënë se e ka obligim nga populli i tij të shkojë përpara me këtë projekt. “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”, tha kryeministri këtë të martë gjatë një konference shtypi në Berlin (video poshtë).

https://streamable.com/polfgd

Por për një kohë të gjatë Rama u ka imponuar qytetarëve shqiptarë idenë e gënjeshtërt se ashtu si SHBA edhe BE e mbështet “Open Balkan”. Megjithëse edhe gjatë vizitave në Shqipëri, si ish kancelarja Merkel si shefja e Komisionit Europian Van der Leyen u shprehën kundër, propaganda nuk ka rreshtur. “Besoj se ishte e qartë e thënë nga komisioneri Varhelyi se Komisioni Europian e mbështet Ballkanin e Hapur dhe fton të treja vendet e tjera t’i bashkohen”, tha Rama gjatë një konference të përbashkët me Zaevin dhe Vuçiçin në dhjetor të vitit të shkuar. Komisioneri hungarez për zgjerimin, i cili është akuzuar nga shtypi si njeri që lobon për interesat e presidentit serb, e pati pohuar këtë në një video konferencë gjatë takimit të tre liderëve ballkanikë.

Lexo po ashtu:  Mashtrimi i Oligarkëve me çmimet e vajit, Policia po bastisë depon kryesore të Viva Fresh Store

Ndërsa këtë javë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Gjermani, largimit të së djathtës dhe ardhjes në pushtet të social demokratëve, kancelari Shultz nuk denjoi asnjëherë ta përmendë Ballkanin e Hapur dhe ai e vuri theksin tek procesi i Berlinit.Por këtij refuzimi konsistent Rama i është përgjigjur me një anketë fake ku prezumohet se Shqiptarët e mbështesin nismën e tij të të Vuçiçit.

“Ballkani i Hapur është një bashkim interesash konverguese, jo diverguese. Dhe çdo konvergjencë që ne realizojmë me fqinjët i shërben paqes, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe social… Ballkani i Hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, i shqiptarëve dhe i Kosovës…” tha ai kur shpalli “rezultatet” e Këshillimit Kombëtar, sipas të cilave 59% e shqiptarëve e mbështesnin Open Balkan (tabela poshtë).

E gjithë kjo histori dëshmon për piruetat që është detyruar të ndërmarë Edi Rama për të shpënë përpara besën që ka lidhur me Vuçiçin dhe Zaevin. Për gati dy vite me radhë, ai u tha shqiptarëve se ky projekt mbështetet nga BE, por kur kjo e fundit insiston që nisma mos i mbivendoset Procesit të Berlinit të mbështetur prej saj, Rama thotë ashtu si sot: “Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve, por ai i qytetarëve”.

Lexo po ashtu:  Çfarë po shtyn Turqinë të rrisë shpenzimet ushtarake?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *