Dy persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës. 

Ymeri ka thënë se nuk dihet ende për fatin e punëtorëve të cilët kanë mbetur brenda minierës së shembur, mirëpo pritet të dihet nga ekipi i shpëtimit që kanë hyrë në minierë.

“Tani u njoftuam nga ekipa e minierës që ka ndodh një tragjedi sot, ku është shembur dheu brenda në minierë dhe për momentin po dyshohet se dy viktima kanë mbetur si pasojë e kësaj ndodhie. Po presim nga ekipi i shpëtimit që të bëjnë të ditur lidhur me fatin e punëtorëve të mbetur brenda minierës”.
Siç dyshohet bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar, të cilët kanë mbetur të vdekur në këtë ngjarje, gjë për të cilën kanë folur edhe nga u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli.

“Është shëmbe dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur tjerë nuk ka të ngujuar, sipas informacioneve që kemi jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, tjerë të ngujuar nuk ka. Një inxhinier dhe një xehetar.”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për situatën në Ukrainë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *