Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjike është nën kontroll për sa i përket Civid-19 në Kosovë, por qytetarët duhet të vazhdojnë të zbatojnë me përpikëri masat që janë ndërmarrë.

Ai th ase përveç 1037 mostrave të testuara deri më tash, testimet do të vazhdojnë sipas indikacioneve të përcaktuara në protokollet e hulumtimit epidemiologjik për Covid-19.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje rreth 2000 kontakte të rasteve”, tha Ramadani.

Sa u përket rasteve me Covid në veri të Kosovës,  Ramadani ka thënë se testimet bëhen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i përmbushin kriteret për testim sipas protokollit dhe se IKSHPK ka informata për dy raste pozitive në veri të Kosovës, të cilat kanë pasur kontakt me një person të konfirmuar si pozitiv në Covid 19 në Serbi, derisa është e drejtë e secilit qytetar që të trajtohet kudo që atij i duket e arsyeshme.

Lexo po ashtu:  Mënyra e vetme për të pasur një bel të hollë është të konsumoni këto ushqime

“Institucionet e Kosovës ofrojnë trajtim për secilin qytetar të saj”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *