Pa Titull

Pa shkak të kapë ka ‘i herë, o mik, trishtimi
e s’din çka ke e s’din ku të dhemb;
të duket natë kur n’qiell zbardhon agimi
e lulja vetë të duket veç nji gjemb,
kur t’kapë, o mik, trishtimi.

Pa shkak të kapë ka’i herë, o mik gazmendi,
e s’din pse qesh, kur t’vjen ma mirë me qa,
të duket reja posi tis argjendi
e lulja t’dehë kur asht zbe e tha:
kur t’kapë, o mik, gazmendi …

– UNË S’MBAJ SHPRESË

E ç’të shpresoj tani për ritakime?
Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!
Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,
rënkime dhe shpresa që më dhelin!

Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:
t’i falem pastërtisë së panjohur,
asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,
asaj që deri tani nuk më ka ngrohur.

Këtë e quaj unë shenjtërim –
dhe e ndiej për Ty, o mike e shpirtit tim!

Por ja që mbetem prapë i vetmuar
dhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.
E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,
më lumturon e prapë më trishton…

Lexo po ashtu:  Vendoset standard i ri për mbrojtjen e të dhënave në internet

E malli prapë më shtyn nëpër shtegtime,
ku unë dalngadalë vras veten time.
Dhe po humbas, por nuk më vjen çudi,
se jeta më llastoi e përkëdheli:
më fali zjarr, kurorë dhe lavdi,
por dhe më shpesh më tundi nga themeli.

Robert Shvarc /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *