“Bernardeschi, gjithashtu bëri mirë në rastin e golit tim. Unë u pozicionova mirë për goditjen finale. Sonte krijuam shumë, por mund të shënonim gola të tjerë”. Kështu shprehet Paulo Dybala, maja e sulmit të Juventusit në fitoren 2-0 kundër Bologna. Në analizën e tij për “Sky Sport”, argjentinasi shtoi: “Sonte nuk ndihesha shumë mirë, por jam i lumtur që shënova dhe morëm një fitore të rëndësishme. Gjatë kësaj periudhe jam përpjekur ta ruaj formën, pastaj bëra një përgatitje të shkëlqyer.

Por, është normale për të gjithë, do të jetë e vështirë, sepse do të luajmë shumë ndeshje brenda disa ditësh. Pozicioni i ri në fushë? Në karrierën time kam luajtur në të gjitha rolet sulmuese, gjithmonë përpiqem të bëj atë që më thotë trajneri. Më pas bisedoj me shokët e ekipit për t’i pyetur se ku isha mirë dhe keq. Në këtë pozicion kam më shumë liri dhe hapësirë ​​për të lëvizur”.

Lexo po ashtu:  Shqipëria fiton ndaj Lituanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *