Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk e ka mohuar se mund të ketë grevë në janar.

Një prej zërave më të fuqishëm sindikal, nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit të grevës në arsim nga janari, si rezultat i mungesës së ligjit të pagave.

“Uroj që qeveria ta ketë ndjerë atë grevë dhe pasojat që i solli ajo dhe uroj që për kohën që ka mbetur, janari të na pret me një pjesë të rezultateve, e ai më i madh do të ishte ligji i pagave, në pajtueshmëri me sindikatat, në të kundërtën nëse mbesim në situatë zero anëtarësia do të pyetet prapë. Cilindo vendim që merr anëtarësia, kryesia e SBASHK-ut do ta sjellë dhe do t’i qëndrojë në ballë atij vendimi”, tha Jasharaj në Expose.

Derisa përfaqësuesit e punonjësve të sektorit publik kanë dhënë paralajmërime për grevë, nga Qeveria e Kosovës pohojnë se janë duke punuar që ligji i pagave së shpejti të dalë në votim.

Lexo po ashtu:  Lëvizja BESA: Kundër drejtësisë që ndanë padrejtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *