“E dashur gruaja e zemrës time!

Sikur të merrja një letër nga ti do ishte gjithçka në rregull…

E dashur, nuk kam pikë dyshimi që unë do kem sukses, por nuk do të jetë aq e lehtë sikur mendon ti dhe miqtë tanë. Është e vërtetë që jam i famshëm dhe i respektuar këtu, por të ardhmes nuk i idhet. Preferoj të luaj sigurtë, dhe shpresoj të përfundoj marrëveshjen me H… me qëllim që të fitoj ca para më shumë. Pastaj do i shtrohem punës dhe do isha i lumtur nëse do e bëja këtë për gruan time të vogël.

Ndihem i eksituar si fëmija kur më shkon nëpër mendje se do jemi sërish bashkë. Nëse njerëzit do depërtonin në zemrën time, do turpërohesha. Gjithçka është e ftohë për mua-akull e ftohtë. Sikur të ishe tani me mua ndoshta do të shijoja mirësjelljen dhe kortezinë që po ma ofrojnë njerëzit këtu. Sidoqoftë po nidhem bosh. Lamtumirë e dashur.

Mozarti jot që të dashuron me gjithë shpirtin.

Lexo po ashtu:  Droga më shkatërroi jetën

P.S Tek po shkruaja, lotët më shkonin rrëke mbi letër. Megjithatë më duhet ta marr veten. Pakufi puthje po fluturojnë drejt teje. Djalli! Po shikoj një turmë djajsh. HA!HA!.. Sapo kapa tre nga ta. Janë të shijshëm… Të puth miliona herë.”

Përktheu: Ardian Batusha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *