Do të doja të të kushtoja një poezi, ose një odë, pikërisht ashtu siç bën kur dëshiron të festosh diçka, sepse e di që unë gjithmonë kam qenë më mirë në të shkruar, sesa në të folur. Dhe përkundrazi e gjej veten këtu, midis lotëve dhe bojës së shkrimit, duke mbajtur këtë stilolaps në dorë për të treguar se si me një gjest, flake tutje gjithçka.

Thonë se tradhëtia e një mikeje është më e keqe se ajo e një partneri të jetës dhe tani që më tradhëtove, unë mund të konfirmoj se në të vërtetë, ashtu është. Dhe e di që duhet të të fal dhe të të lë, përgjithmonë, por nuk mund të ndaloj së menduari për gabimet që kam bërë. Për vendimin për të të zgjedhur ty si të besuar, për të të treguar për jetën time, dashurinë time dhe vuajtjet e mia, ëndrrat e përmbushura dhe dëshirat e pakufishme.

Pse zgjodha të të besoja? Më pe të qaja dhe të vuaja, të buzëqeshja dhe të gëzohesha, ndave ditë, muaj, vite të jetës tënde me mua, duke u bërë një element kryesor i ekzistencës sime sepse, thjesht, ishe shoqja ime.

Lexo po ashtu:  Një histori e thjeshtë që nisi në mënyrë shumë natyrale, çoi në krijimin e Shoqatës së Grave Shqiptare në Bari të Italisë. Një vit më parë dy vajza morën iniciativën për të organizuar një darkë dhe për të bërë bashkë disa miq, në një ftesë zinxhir që jepte mundësinë për të ftuar dhe miq të miqve. Një takim mes shqiptarësh që bëri bashkë gra në karrierë e vajza të reja që jetojnë në Bari prej shumë vitesh. Disa prej tyre mbërritën në Itali me prindërit e tyre kur ishin ende fëmijë, të tjerët zgjodhën Barin për të studiuar, të tjerët akoma kur ishin vetëm në fillim të karrierës së tyre pasuniversitare. Vajzat, gratë që në një mënyrë ose në një tjetër kanë filluar një rrugë të ngjashme, duke nisur një jetë të re larg familjes dhe vendit të tyre. Ky bashkim i përvojave, “betejat” që secila duhet të përballonte gjatë rrugës për të mbledhur fitoret e vogla, janë një pikënisje e bukur për t’u bërë një grup dhe për të krijuar një realitet në të cilin secila jeton në një komunitet social ku ndahen problematika dhe arritje pa harruar përkatësinë e rrënjëve nga vijnë. Gjatë këtyre muajve, mjaft të vështirë si për situatën emergjente për shkak të Covid 19, ashtu edhe për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri nëntorin e kaluar, ato ishin demonstrimi i vullnetit të mirë për të punuar së bashku për të mbështetur njëra-tjetrën, por edhe për të ndihmuar komunitetin shqiptar. Pulia ndihmoi Shqipërinë me mjete dhe ndihmë mjekësore gjatë ditëve të vështira kur vendi u godit nga tërmeti. Dhe krahas mbështetjes së rajonit të Pulias dhe apulianëve kishte edhe vajza shqiptare që dërguan ndihmë dhe morën detyrën për t’u kujdesur për të plagosurit e shtruar në spital në Poliklinikën e Barit dhe familjet e tyre, që ishin prezent për të shoqëruar të dashurit e tyre. Duke pasur parasysh sinergjinë e krijuar, një ditë u vendos që të ndërmerrej një projekt i përbashkët, i qartë dhe konkret, krijimi i një shoqate që merret me promovimin shoqëror, me rolin e grave në përgjithësi, ku në qendër të vëmendjes do të ishin interesat e përbashkëta të shqiptarëve. Për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera që do të lindin me kalimin e kohës, u krijua në 28 shtator shoqata e grave shqiptare në Bari “LE AQUILE DI SETA”(Shqiponjat e mëndafshta). Një emër jo i rastësishëm, por sinonim i forcës dhe vendosmërisë, por pa lënë pas dore tiparet e delikatesës, elegancës, edukimit dhe inteligjencës dhe mbi të gjitha të shpirtit fisnik. Ka shumë ide dhe rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por aty ku ka një bashkëpunim të mirë është më lehtë të organizohet puna dhe të arrihen rezultate të mira. Kjo shoqatë synon të mbrojë dhe përmirësojë historinë dhe të kaluarën e Diasporës Shqiptare në Itali, duke parë të ardhmen e komunitetit. Të vetëdijshme se ka shumë shoqata të tjera me të cilat shpresojnë për një bashkëpunim në të ardhmen. Gratë shqiptare të Barit duan të jenë një risi me një frymë bashkëpunimi, duke mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe duke u përpjekur të ndërtojnë një rrjet më të mirë. Gjatë asamblesë Dr. Aurela Hasku u zgjodh Kryetare e shoqatës, si Zëvendës Presidente u zgjodh Dr. Eva Meksi, ndërsa roli i sekretares do të mbahet nga Rezarta Hysenaj dhe roli i financieres ju caktua Fabiola Ismaili-t.

Dhe pastaj e bëre: më tradhëtove në heshtje, pa bërë zhurmë, pa kërkuar falje. Ti e there atë zemër, që tashmë ishte shkelur disa herë nga burrat. Dhe ti e dije, sepse ishe shoqja ime më e mirë, e vetmja që i besova, po ajo që më mashtroi.

Dhe të thuash që për mua ishe motra e jetës. Do të të kisha dhënë gjithçka që të mos të krijoja dhimbje, do të të kisha dhuruar edhe zemrën time nëse dikush do të të bënte keq, do të të mbroja kundër gjithçkaje dhe kujtdo.

Dhe ti, në momentin më delikat të jetës, po atë moment kur u tregova më e prekshme se kurrë, more thikën, atë më të mprehtën dhe më plagose në shpinë.

Dhe tani, me lot dhe zemër të thyer, të thashë lamtumirë përgjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *