Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka prezantuar sonte programin e partisë dhe listën e kandidatëve për deputet në garën e 14 shkurtit, pasi që Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë Hoti pasi vlerësoi se ajo ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht se KQZ ka vendosur që ai të jetë jashtë listës për deputet duke iu referuar kështu aktgjykimit të Kushtetueses se nuk kanë të drejtë të kandidojë askush që në tri vjetët e fundit ka të kryer vepra penale.

Kurti: Bartës i listës jam unë

“Këshilli i VV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje në këto zgjedhje. Është ndër dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë, numër 2 Vjosa Osmani, u.d. e detyrës së presidentes dhe presidente e ardhshme e Kosovës, numër 3 Glauk Konjufca, ish-ministër i Jashtëm dhe Diasporës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës…”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Haki Abazi: - Ndryshimi i madh që ka ardhur!

Ai tha se të gjitha masat e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje në katër vjetët e ardhshëm parashikojnë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës në të gjitha sferat e jetës.

Ndër masë urgjente në qeverinë Vetëvendosje ai ka përmendur luftimin e pandemisë COVID-19 përmes vaksinimit të popullatës dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Botërore të Shëndetësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *