“Njerëzit në përputhje me ligjet e natyrës, ndahen në përgjithësi në dy kategori: në të ulët (të zakonshëm), në lëndë që shërben për riprodhim të të tjerëve si ata vetë, dhe në njerëz me dhunti e talent, të zotë për të thënë fjalën e re në mjedisin ku jetojnë. Nëndarjet janë të panumërta, veç shenjat dalluese të kategorive janë të theksuara.

Kategoria e parë janë njerëz me pikëpamje konservatore, të ngurta, këta rrojnë të nënshtruar dhe të bindur dhe u pëlqen të jenë të tillë, këtë destinacion kanë, asgjë poshtëruese në këtë mes nuk ka.

Kategoria e dytë e shkel ligjin, bënë shkatërrime apo ka prirje për të bërë, kjo varet nga rrethanat dhe zotësia e individit. Krimet e të tillëve kanë, sigurisht, karakter relativ; në të shumtën e herëve këta ngulmojnë përmes deklaratave gjithfarëshe në shkatërrimin e të tashmes në emër të më të mirës. Dhe në qoftë se për hir të idesë këtij i duhet të ecë mbi kufomat e të tjerëve , në vetëdijen e tij, ky, për mendimin tim, mund t’ia lejojë vetes të çajë përpara qoftë edhe me gjakderdhje. Sigurisht, kjo varet nga lloji i idesë dhe përmasat e saj, kjo duhet të theksohet.

Lexo po ashtu:  Të gjitha letrat e dashurisë janë qesharake

Në këtë kuptim kam shkruar për të drejtat e krimit. Sidoqoftë, asgjë shqetësuese këtu nuk ka: të zakonshmit kurrë nuk u’a njohin këtë të drejtë, i pushkatojnë, i varin, duke përmbushur kështu destinacionin e tyre konservator, ama brezat pasardhës i vënë të ekzekutuarit në piedestal dhe u përulen me nderim.

Kategoria e parë është zot i të sotmes, kategoria e dytë është zot i të ardhmes. Të parët ruajnë paqen dhe shumojnë njerëzimin, të dytët shtyjnë përpara botën, e përcjellin atë te qëllimi. Si të parët, ashtu edhe të dytët kanë të drejtë të plotë për ekzistencë. Për mua, që të gjithë janë të barabartë, deri në Jeruzalemin e ri, kuptohet”.

E shkëputur nga libri “Krim dhe Ndëshkim”, Fyodor Dostoevsky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *