Senati i Universitetit të Beogradit i ka anuluar doktoraturën ministrit të Financave, Sinisha Mali. Vendimi erdhi pasi Komisioni i Etikës Profesionale verifikoi doktoraturën e dhënë në 2013, duke dalë në përfundimin se është plagjiaturë.

Senati mori një vendim të njëjtë në vitin 2019, por Mali u ankua në Gjykatën Administrative, e cila shfuqizoi vendimin e Senatit për arsye procedurale.

Rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiç, tha se universiteti nuk do të merret me çështjen e doktoraturës së Malit nëse nuk ka një vendim gjykate.

“Ne nuk duam të merremi më me këtë. Ne do ta bëjmë këtë nëse na detyron një vendim gjykate”, tha ai.

Plagjiatura nuk është gjë e re në radhët e politikës rajonale dhe europiane. Në Shqipëri dhe në Kosovë janë ngritur disa herë pretendimet për plagjiaturë nga ana e ministrave apo zyrtarëve të lartë, por nuk ka pasur asnjëherë verifikim institucional dhe rrjedhimisht as masë.

Edhe politika europiane është trazuar nga plagjiatura herë pas here. Mes të akuzuarve për plagjiaturë ka qenë edhe vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Megjithatë, plagjiatura e saj, e konstatuar në 12% të tezës së doktoraturës nuk e ka penalizuar.

Lexo po ashtu:  Vulin: Deklarata e Putinit nuk ndryshon qëndrimin e Rusisë për çështjen e Kosovës

Krejt tjetër është rasti i ministres gjermane të familjes, Franziska Giffey, e cila në fillim të këtij viti pasi u ngritën dyshimet e para se ajo kishte kopjuar tezën e saj të doktoraturës. Në vitin 2011, ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg dha dorëheqjen pasi u zbulua se teza e tij kishte elementë të plagjiaturës dhe dy vjet më vonë, ministrja e atëhershme e Arsimit, Annette Schavan, gjithashtu dha dorëheqjen në rrethana të ngjashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *