Në temperatura verore me vapë njerëzit mundohen ti gjejnë vetes së tyre freskim duke konsumuar ushqime dhe pije të cilat do ti ndihmonin trupit për ta rregulluar temperaturën.Shpesh në këto raste ajo që na bie ndërmend janë akulloret.Por a është ajo e duhura.Në të vërtetë duhet të konsumojmë gjëra të cilat përmbajnë shumë ujë.

Një numër i madh njerëzish të cilët kërkojnë akullore në mot të nxehtë, dhe hanë sasi mëdha nga ajo ,në fakt konsumimi i saj në sasi më të mëdha mund t’ju ngrohë dhe jo freskojë. Disa shkencëtarë pohojnë se trupi ngrohet duke ngrënë ushqime me shumë kalori si akulloret.

Ushqimi që ne hamë luan një rol në rregullimin e temperaturës së trupit dhe ushqime të caktuara mund të na freskojnë vërtet. Për trupa të ftohur, ushqimi më i mirë është ai që përmban një përqindje të lartë uji.

Lexo po ashtu:  Kjo është erëza e vetme që shkrin dhjamin e tepërt, trajton kapsllëkun dhe aciditetin e zorrëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *