Borussia Dortmund ka qartësuar të ardhmen e Lucien Favre.

Trajneri francez, Favre, lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Signal Iduna Park’, por këto nuk duket të jenë planet e Dortmund.

Shefi ekzekutiv i BVB, Joachim Watzke, ka thënë se Favre do të vazhdojë me skuadrën, përkundër dështimit për titull.

“Secili trajner në botë do të kishte humbur ndeshjen e djeshme, sepse ishte faji i skuadrës. Para kësaj, kundër Leipzig, ne kishim një nga ndeshjet më të mira viteve të fundit”, ka thënë Watzke, transmeton lajmi.net.

“Lucien Favre na dërgoi në pozitën e dytë për dy sezone radhazi dhe ai është akoma nën kontratë. Ai meriton shansin për të vrarë paragjykimet që ekzistojnë në raport me të, në medie”, ka thënë tutje CEO i Dortmund.

Dortmund tërhoqi vëmendje të madhe mbrëmë, kur u mposht 0:4 ndaj Hoffenheim, duke nxitur mendimet se kishte një “lëshim” loje.

Lexo po ashtu:  Mes ironisë dhe seriozitetit: Premier League mund të luhet në Kinë për të mbyllur sezonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *