E mora shoqezën përkrah,
E matmë rrugën ca-nga-ca,
Sikur na ndillte larg diçka.

Pa zuri dita perëndoj,
Pa zuri nata na mbuloj,
Pa zura shoqen ta pushtoj.

Perse buçet, liqer i qet!
Liqer, ti ç’thua ndaj buçet!
Ç’far’ pe, liqer, mi zall te shkret?

E çasin kur e sjell nër mend,
Kur sjell nër mend, ah! atë vend,
As rroj as vdes, po jam pa mend

– Lasgush Poradeci – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lexo po ashtu:  N’qofsh gjallë birë, ngjoma thirrjen, Mos ia kthe nanë lokes shpinën. Ktheje bir kryet prej mëmëdheut, Fol me nanën, Fol mor burr i dheut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *