E nderuara zonja Merkel

Gresa Kastrati

Personliteti juaj i nje lideri te fuqishem dhe karizmatik, personalitet i cili reflekton paqe, siguri, liri dhe humanizem… personalitet i cili eshte simbol per nje Europ te bashkuar per te gjithe, me shtyri mua nje vajze shqipetare e lindur ne vitin 1998, ne nje kohe lufte, tju shkruaj nje leter te hapur, te ju rrefej nje histori te shkurter dhe te bej nje kerkese lidhur me nje deshire te kahmotshme te popullit tim…

Historia e popullit tim eshte nje sakrifice njerezore, nje lindje dhe nje shprese e njeriut, e ne fund nje shpetim njerezor.

Populli im ishte gjithmone paqedashes e i fuqishem sepse ai kur nuk ndezi  zjarre…

Populli im ishte i fuqishem sepse ai kur nuk kercnoi te shkaterroj nje komb tjeter, por gjithmone me qellime te sinqerta dhe veprimtari paqesore.

Po, une u linda ne vitin 1998, vit ky i dhimbjes se madhe per popullin tim, vit ky i frikes nga e keqja dhe vdekja, vit ky i nje fillimi per nje ndryshim.

Lexo po ashtu:  Koha me pensionu këtë kastë e mendësi hipokrite, duke e dënu me votë demokratike, SHPËRNDAJE TË LUTEM!

Shqipetaret vendosen te rrezojne nje despot nga froni duke e ditur se per te rrezuar nje despot se pari duhet shkaterruar fronin e ngritur mbrenda vetes, dhe ata e ben.

Mes kodrave, nen hijen e fresket te plepave te bardhe filluan te shperndajne paqen…

E paqja eshte e dashur dhe e bute.

E paqja te sjell „Lirine“. E ata e ndegjuan jehonen e lirise mes maleve e cila erdhi duke vallezuar me gjethet e vjeshtes, me nje fjolle debore duke kercyer lart nga kodrat dhe duke i hequr vellun fytyres se saj te shenjte… sepse liria eshte e shenjte.

E shqipetaret jetojne ne Europ, e nderuara kancelare, me nje tradite te lashte dhe vlera shume te medha. Vlera keto te cilat sikur jane harruar nga civilizimi Europian, duke harruar faktin se „Liria n uk duron pranga“.

Eshte kjo nje leter e hapur derguar ju pas gati 20 vite „Liri“ per popullin tim.

E une jam pjese e kesaj historie…

Po, une jam nje Kosovare e ritur ne Gjermani, e integruar plotesisht (sipas rregullave tua), se me ju thane te drejten une kur se kam pase ate nevoje, se  natyrshem kam qene si te tjeret (politika eshte ajo qe po krijon bariera dhe ndasi mes nesh „gjerman dhe jo gjerman“).

Lexo po ashtu:  Ky është pazari i Gërdecit. I vërteti

Une jam tani me e rritur, me e ditur se kur isha femi por megjithate nuk po mundem me gjet pergjegjen e nje pytjeje qe shpesh ja beja gjyshit tim.

Gjyshi im ishte nje plak i gjate, thatanik si Santiago te „Plaku dhe Deti“.

Por aj nuk ishte peshkatar, por nje njeri shume i ditur dhe shume i dashur per mua.

Aj me  mesoj se dashuria eshte te dish te vleresosh e jo te zoterosh, me mesoj te rrecitoj vargjet e Gjergj Fishtes nga „Lahuta e Malesis“, ai me mesoj se Liria ka krahe… e ne pyetjen time sepse ai kur nuk eshte prane meje ne deitelindjen time, aj me pergjegjej me nje butesi „babagjyshi nuk ka krahe“.

E nderuara zonja Merkel, ju si nje grua e mencur me siguri po e dini se ku po dua te dal…

Sot babagjyshi im nuk eshte me, por une dua te ngris zerin per shume femi te tjere qe nuk mund te ndajne gezimet dhe emocionet e tyre se bashku me gjysherit e tyre.

Lexo po ashtu:  Shenjë e mirë për fitoren e 12 balotazheve nga LVV

Po e ngris zerin per dicka te natyrshme, per nje te drejte qe i takon popullit tim, e drejte kjo qe po i privohet me vite, e kjo eshte e drejta per te levizur lirshem.

Ngriheni pra e nderuara zonja Merkel edhe ju zerin per 2 milion Kosovare, e ne mos per ata, atehere bene per mua nje qytetare tuajen, e cila kur ishte e vogel kishte deshire te behej si ju…

E si thote Kahlil Gibrani:

„Eshte mjire te japim kur na kerkohet, por eshte me mire te japim kur nuk na kerkohet, duke e kuptuar vete“.

Me nderime

G.F.Kastrati /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *