Ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka dalë përpara trupës gjykuese të Hagës. Aktakuza kundër Selimit, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Në një fjalim që ai mbajti para trupës gjykuese, Selimi tha se ka qenë kundër ngritjes së kësaj Gjykate pasi sipas tij drejtësinë duhet ta bënin institucionet kosovare, pasi shpalljes së pavarësisë. Ai u shpreh i bindur në pafajësinë e tij, duke thënë se nuk është gjë tjetër veçse një ‘çlirimtar’ që luftën e nisi me Adem Jasharin dhe e mbylli në krah të Natos.

Lexo po ashtu:  "Religjioni nga njerëzit e zakonshëm konsiderohet si i vërtetë, nga të mençurit si jo i vërtetë, ndërsa nga sunduesit konsiderohet i dobishëm." - Seneca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *