Në ditën e fundit të kimioterapisë, këtij burri me kancer i ka trokitur fati në derë, pasi ka fituar 200 000 dollarë në lotari.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku Ronnie Foster, që vuante nga kanceri i zorrës së trashë, kishte blerë lotarinë për 1 dollarë në një pikë karburanti, në Beulaville, një javë më parë. Ai kishte fituar 5 dollarë dhe kishte vendosur të blinte një tjetër biletë, e cila i ka dhuruar plot 200 mijë dollarë.

“Nuk mund ta besoja. Fillova të dridhem”, tha Foster. “Jam i lumtur sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i lotarisë e bëri ditën time me fat.” Foster po planifikon që të ardhurat ti përdorë për të paguar faturat mjekësore.

Lexo po ashtu:  "Asgjë e bukur nuk është e bukur, po që se shikohet nga të gjitha këndvështrimet." - Thënie nga antikiteti mbi të mirën e të bukurën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *