Këshilltari i lartë i DASh’së, Derek Chollet, ishte poashtu i prerë se “Asociacioni dueht të formohet” derisa shtoi edhe se ngjarjet e fundit në pjesën veriore të vendit “e kanë nënvizuar nevojën” për themelimin e tij.

Por, një gjë çka përbën qëndrim amerikan, tha Chollet, është se ShBA nuk mbështet ndofarë Asociacioni që do të ishte “Republikë Serbe”.

“Dua të jem i qartë se ne nuk e mbështesim dhe nuk do ta mbështesim një organizimin të tipit Republike Srpska. Nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aranzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha Chollet në Prishtinë të mërkurën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” përsëriti qëndrimin e kahershëm të tij se nuk do të ketë Asociacion një-etnik.

“Kushtetuta jonë nuk lejon Asociacion të bazuar mbi kritere etnike, sepse paragrafi i parë i Planit të Ahtisaarit thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”, tha me këmbëngulje Kurti.

Lexo po ashtu:  Teatri i shpëtimtarit të botës. Pelosi kërkon garanci për kodet bërthamore

Kurti përsëriti sugjerimet e tij se mund të ketë aranzhime të llojeve gjeografike ose zhvillimore si ato Maleve të Rugovës ose Maleve të Sharrit, “por nuk duhet të jetë e themeluar mbi identitet nacional”.

“Gjithashtu habitem se pse plani i Ahtisaarit s’po mjaftoka, përmban shumë mbrojtje të drejtave të pakicave për serbët”.

Pyetur se a i frikësohet një entiteti serb siç është në Bosnje-Hercegovinë, Kurti tha se “është intencë tejet e qartë” që të jetë e tillë, përcjell Insajderi.

“Vuçiçiq i kam thënë se kam përshtypjen se nuk dëshiron Asociacion të Komunave, sepse nuk mund të dëshironi Asociacion të Komunave dhe të thoni çdo javë: nuk do ta njohim shtetin e Kosovës”.

Kujtojmë se Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë e kishte paraqitur për fakt të kryer se “Asociacioni do të bëhet”, dhe madje, siç thoshte ai, “me ose pa” përfshirjen e qeverisë kosovare.

Në anën tejtër, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ishte shprehur se “të jini të sigurt se nuk do të ketë marrëveshje të mëtejme [Kosovë-Serbi] pa u zgjidhur çështja e Asociacionit”.

Lexo po ashtu:  "HAPINI SHKOLLAT" - Këshilli i Prindërve: Nëse mësimi nuk fillon më 3 tetor, do të kërkojmë çregjistrim masiv dhe sistemi arsimor do të kolapsojë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *