Çdo poezi e Dritëro Agollit është një perlë. Në këtë artikull MekuliPress ju sjell një ndër poezitë më të veçanta të tij, “Mos ma kujto”. Autori duket i vendosur kur thotë “Mos ma kujto”, për çdo gjë që nuk duan t’ia kujtojnë. Ashtu si të gjithë ne, as Dritëro Agollit nuk i pëlqen t’i kujtojnë vështirësitë, të shkuarën e hidhur, ngjarjet e vështira të përditshmërisë, apo dështimet e tij. Poezia është si një jehonë që buçet për këdo që “pëlqen” të kujtojë momentet e vështira të të tjerëve.

“Mos ma kujto”

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto

për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull, më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,

Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull, më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,

Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull, pësova diku nje disfatë, mos ma kujto,

Lexo po ashtu:  "... dije dhe mos ke asnje dyshim, se e jotja do jetë bota me çka brenda, dhe burrë do t’jesh o biri im." - Rudyard Kipling, poezia që këndohet si himn

Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me netë, mos ma kujto!

Për shembull, më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,

Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull, më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,

Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull, në shtrat s’u bëra burrë, mos ma kujto,

I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,

Ka ndrojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *