Studentët këmbëngulën se socializmi funksionon. Profesori vendosi të bëjë një eksperiment në këtë klasë: të gjitha notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë.

Një profesor ekonomie në universitetin Texas Tech tha se nuk kishte ngelur asnjëherë, as edhe një student të vetëm, por një herë kishte ngelur një klasë të tërë.

Të gjithë studentët e një klase këmbëngulën se socializmi funksionon, sepse askush nuk do të ishte i varfër dhe askush nuk do të ishte i pasur. Profesori u përpoq t’ua shpjegonte, por studentët ishin të bindur që kishin të drejtë. Atëherë profesori u tha: “Dakord, do të bëjmë një eksperiment për socializmin. Të gjitha notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë, kështu që askush nuk do të ngelë dhe askush nuk do të marrë A (Dhjetë)”.

Pas testit të parë, notat u mesatarizuan dhe të gjithë morën B (nëntë). Studentët që kishin studiuar shumë u mërzitën, ndërsa studentët që kishin mësuar shumë pak, ishin shumë të lumtur.

Lexo po ashtu:  Gjeneva bëhet me shenja “femërore” të komunikacionit - Është duke u realizuar projekti për të “feminizuar emrat e rrugëve”.

Por në testin e dytë, studentët që kishin mësuar pak nisën të mësonin edhe më pak, ata që kishin studiuar shumë, menduan që, përderisa nuk do të merrnin A, nuk kishin pse mësonin aq shumë. Mesatarja në testin e dytë ishte D (shtatë).

Askush nuk ishte i lumtur. Në testin e tretë, mesatarja ishte F.

Notat nuk u rritën asnjëherë, ndërkohë që nisën grindjet, fajësimet, dhe mëritë pasi askush nuk mësonte për të tjerët.

Për habinë e tyre të madhe, të gjithë ngelën.

Profesoriu tha se edhe socializmi do të dështonte, për shkak të të njëjtit parim njerëzor të stimulit. Sa më shumë që njerëzit të përpiqen të kenë sukses, aq më i madh shpërblimi, por kur qeveria merr të gjitha shpërblimet, askush nuk do të përpiqet të ketë sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *