Mjekët gjithmonë kanë pasur një debat për të verdhën e vezës. Disa thonë se është e dëmshme, e disa të tjerë thonë se ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.

Studimet kanë treguar se e verdha e vezës na i jep përfitimet nëse i konsumojmë pa të bardhën. Madje pasi e keni thyer vezën, duhet të mbani vetëm të verdhën dhe ta hidhni tutje të bardhën.

E verdha e vezës përmban proteina, hekur, antioksidantë, vitamina, B2, B5, B12 dhe vitaminë D.

Çfarë kuron e verdha e vezës?

Memorien

Për të përmirësuar memorien, duhet të konsumoni 1-2 të verdha veze çdo ditë, për 4 javë rresht. Bëni një pushim tri javor dhe më pas përsëriteni trajtimin.

Kancerin e gjoksit

Studimet kanë treguar se gratë që konsumojnë rregullisht të verdhat e vezëve kanë më pak gjasa për kancer të gjoksit.

Për flokë të shëndetshëm

Konsumoni të paktën 5 vezë në javë, nga 1-3 muaj. Ky trajtim do të rrisë flokët tuaja në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

Ilaç për gratë shtatzënë

Lexo po ashtu:  Kujdes!/ Koronavirusin mund ta merrni edhe në tualet

Duke qenë se përmban hekur, vitaminë D dhe një sërë vitaminash B. Këto lëndë janë shumë të rëndësishmë për foshnjën që ende nuk ka lindur. Mamatë shtatzënë duhet të konsumojnë dy vezë të ziera çdo ditë, për 5 javë rresht.

Lufton obezitetin

Nëse ju konsumoni vezë çdo ditë, nuk shëndosheni, përkundrazi. Do të humbni në peshë. Bëni një trajtim 2 mujor me nga 1 vezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *