Shumë prej nesh duan ta mbyllin mbrëmjen duke ngrënë diçka të ëmbël, por kjo mund të shkaktojë një natë jo të qetë. Përdorimi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë shtim në peshë, shkakton prishjen e dhëmbëve dhe rrit rrezikun e diabetit. Por gjithashtu ka një efekt tjetër rëndësishëm që lidhet me cilësinë e gjumit që bëni.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se njerëzit që kanë dieta të larta në sheqer kanë tendencë të flenë më pak dhe të shfaqin shqetësime gjatë natës. Sipas Dr Michael Breus, i quajtur ndryshe dhe si “mjeku i gjumit” është shprehur se sheqeri i tepërt, përpos faktit që shkakton probleme me gjumin, gjithashtu ju shton dëshirën e madhe për të konsumuar sheqer ditën e nesërme.

“Kur hani sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe pankreasi juaj lëshon insulinë, e cila ndihmon që sheqeri të merret përsëri në qelizat, duke u dhënë atyre karburant për të vazhduar”, thotë dietologu Alex Evans.

Këtë efekt shkakton dhe konsumimi i sheqerit para së të flini gjumë, duke ju dhënë energji për të kryer aktivitete të ndryshme ndërkohë që ju nuk do bëni asgjë të kësaj natyre. Prandaj duhet të shmangni në mënyrë të veçantë çokollatën gjatë natës vonë, e cila përmban kafeinë dhe stimulues të tjerë.

Lexo po ashtu:  Në kulmin e të nxehtit; Si ta kuptoni që foshnja juaj është dehidratuar

Sipas studimeve, një i rritur mesatar ka nevojë për të paktën shtatë orë gjumë gjatë natës; dhe  çdo orë më pak se sa kaq ju shkaktojë më pak energji përgjatë ditës, e cila duke u kombinuar me një dietë të keqe mund të dëmtojë rëndë shëndetin tuaj. Ka një lëvizje të vërtetë biokimike për të ngrënë më shumë sheqer, kur trupi ‘pranon’ që burimet  e energjisë janë të ulëta, dhe keni nevojë për diçka që vepron si patericë. Nuk mund të anashkalohet fakti se marrja e ushqimeve me sheqer mund të jetë një shenjë e vetmisë. Kur nuk kemi gëzim të mjaftueshëm në jetë, ne priremi t’i drejtohemi gjërave që mund të na përkrahin, dhe sheqeri është një nga ato. Pra, sheqeri është një ”vetë-mjekues masiv. ”

Një rregull tepër i rëndësishëm që ja vlen të zbatohet, është fakti që duhet të flini dy orë pasi keni konsumuar ushqim. Bashkëngjitur me këtë rregull, rekomandohet që të shmangni kafeinën dhe të fikni televizorin një orë para gjumit.

Lexo po ashtu:  Boronica ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë që të ushqeheni mirë gjatë gjithë ditës, duke filluar me shumë proteina për mëngjes, për të luftuar luhatjen e niveleve të sheqerit në gjak. Sa më pak të konsumoni sheqer dhe kafeinë gjatë ditës, aq më shumë do të jeni në gjendje të bëni një gjumë të qetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *