Ndjenja e pakënaqësisë, dëshpërimit apo vetmisë, mund të përshpejtojë proceset e plakjes më shumë sesa pirja e duhanit apo edhe disa sëmundje. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit. Ndërsa të gjithë njerëzit kanë një moshë bazuar në datën e lindjes – pra “moshën e tyre kronologjike” – ata kanë gjithashtu atë që njihet si “moshë biologjike”, bazuar në plakjen e funksioneve të trupit, e ndikuar nga gjenetika, mënyra e jetesës dhe faktorë të tjerë.

Më herët studimet sugjeronin se sa më e madhe të jetë mosha biologjike, aq më i madh është edhe rreziku i sëmundjeve të ndryshme si dhe i vdekjes. Tani studiuesit thonë se kanë krijuar një model dixhital të plakjes, duke zbuluar rëndësinë që në këtë proces shëndeti psikologjik.

“Trupi dhe shpirti juaj janë të lidhur me njëri-tjetri. Ky është mesazhi ynë kryesor”- thotë Fedor Galkin, nja nga bashkautorët e studimit dhe shkencëtari kryesor në kompaninë DeepLongevity me seli në Hong Kong. Duke shkruar në revistën “Aging-US”, studiuesit e DeepLongevity, Universitetit të Stenfordit dhe Universitetit Kinez i Hong Kongut, përshkuan se si ndërtuan një “orë të plakjes”, bazuar në të dhënat e mbledhura nga 4.846 të rritur në vitin2015 si pjesë e programit China Health and Retirement Longitudinal Study (CHARLS).

Lexo po ashtu:  Drejtori i OBSH: Vendet që heqin masat për të shpëtuar ekonominë, do të kenë pasoja edhe më të mëdha

Ai përfshinte 16 biomarkera të gjakut, me nivelet e kolesterolit dhe glukozës, gjininë e pjesëmarrësve dhe informacione të tilla si presioni i gjakut, indeksi i masës trupore (BMI)dhe matjet e funksionit të mushkërive. Më pas ekipi krahasoi moshën kronologjike të individëve me modelin që i përshtatej moshës të tyre.

Rezultatet sugjeruan një ndryshim prej gati 5.7 vjetësh mbi ose nën moshën e vërtetë të pjesëmarrësit. Ekipi zbuloi se kur modeli u aplikua në të dhënat e CHARLS tek 2.617 të rritur kinezë të tjerë me sëmundje të lidhura me moshën, ata që kishin një histori të goditje nëtru, sëmundje të mëlçisë dhe të mushkërive, ishin më të moshuar sesa 4.451 të rritur të shëndetshëm të krahasuar me ta sipas moshës kronologjike, gjinisë dhe zonës së banimit.

Efekti mesatar i këtyre kushteve, nuk i shtoi më shumë se 18 muaj moshës së parashikuar. Por ekipi gjeti ndikime të tjera në ritmin e plakjes. “Ne vërtetuam se faktorët psikologjikë, si ndjenja e pakënaqësisë apo të qenit i vetmuar, i shtojnë deri 1.65 vjet moshës biologjike të dikujt”- shkruajnë ata.

Lexo po ashtu:  Grip, ftohje apo koronavirus? Si t’i dallojmë simptomat që na shfaqen këtë dimër

Galkin thekson se kujdesi për shëndetin psikologjik, është mekanizmi më i mirë që mund të keni për të ngadalësuar ritmin e plakjes. Ndërkohë ekipi raportoi se njerëzit që pinë duhan parashikohet të jenë 15 muaj më të moshuar se sa bashkëmoshatarët e tyre që nuk pinë duhan.Ndërsa të qenit i martuar, e ul me rreth 7 muaj moshën biologjike.

Ndërkaq, njerëzit që jetojnë në zonat rurale, parashikohet të jenë pothuajse 5 muaj më të moshuar sesa bashkëmoshatarët e tyre urbanë. Studiuesit shpresojnë që të kuptuarit e moshës biologjike mund të çojë në ndërhyrje të reja për ta zgjatur jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *