Shkencëtarët kanë hasur në një galaktikë gjigante që u errësua papritmas në mënyrë misterioze.

Siç shkruan Independent.co.uk, rrjeti i yjeve, i njohur si XMM-2599, ekzistonte rreth 12 miliardë vjet më parë, në ditët e para të universit, kur ishte vetëm rreth 1.8 miliardë vjeç.

Ajo (galaktikë) shpërtheu me një numër të madh të yjeve në jetën e saj të shkurtër, mirëpo u shua papritmas.

“Vdekja” e shpejtë dhe e pashpjegueshme i ka hutuar astronomët, të cilët thonë se kjo “galaktikë” gjerë nuk përshtatet me modelet tona ekzistuese të universit të hershëm.

“Edhe para se universi të ishte dy miliardë vjeç, XMM-2599 tashmë kishte formuar një masë prej më shumë se 300 miliardë yjeve, duke e bërë atë një galaktikë ultramasive”, ka thënë Benjamin Forrest, autori kryesor i këtij studimi.

“Më interesantja është se XMM-2599 formoi shumicën e yjeve të tij me një fuqi të madhe kur universi ishte më pak se 1 miliard vjet, dhe më pas u bë joaktiv dikur kur universi ishte vetëm 1.8 miliard vjet”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu:  Vjen për herë të parë në shqip “Traktati i pikturës”, së Leonardo da Vinçit, nga shkrimtari Moikom Zeqo.

Sipas të njëjtit medium, shkencëtarët nuk po arrijnë të shpjegojnë se si galaktika erdhi në ekzistencë dhe më pas shumë u shua shpejt.

Sipas tyre, ajo sfidon modelet tona se sa kohë ekziston universi, dhe se si kjo mund të çojë në ndryshime dramatike në të kuptuarit e formësimeve të yjeve, që një ditë mund të shuhen.

“Në këtë epokë, shumë pak galaktika kanë ndaluar së formuari yje, dhe asnjëra nuk është aq masive sa XMM-2599″, tha GillianWilson, një profesor i fizikës dhe astronomisë në Universitetin e Kalifornisë – Riverside, ku u krye hulumtimi.

“Ekzistenca e galaktikave ultramasive si XMM-2599 shfaq sfidë për modelet numerike. Edhe pse galaktikat e tilla masive janë tepër të rralla në këtë epokë, modelet numerike i parashikojnë ato. Galaktikat e parashikuara, zakonisht formojnë yje në mënyrë aktive”, është shprehur Wilson.

“Ajo që e bën XMM-2599 kaq interesante, të pazakontë dhe befasuese është se nuk formon më yje”, ka shtuar Wilson.

Në kulmin e saj, thuhet më tej në shkrimin e Independent.co.uk, galaktika po formonte yje ekuivalente me më shumë se 1.000 çdo vit.

Lexo po ashtu:  Ikja e Moisi Golemit

Kjo është tepër e jashtëzakonshme, pasi që galaktika jonë supozohet se formon rreth një yll çdo vit.

Edhe pse galaktika është aq larg, ajo është vërejtur në kohën kur universi ishte shumë i ri.

Kjo do të thotë se deri në ditët e sotme mund të ishte bërë diçka krejtësisht e ndryshme, dhe me gjasë po aq spektakolare.
“Ne kemi kapur XMM-2599 në fazën e saj joaktive”, tha Wilson, dhe nuk e dimë se në çfarë do të shndërrohet në ditët e sotme.

Pyetjet që u ngritën lidhur me këtë galaktikë është se, a mund të tërheqë me forcë galaktikat e afërta të formimit të yjeve dhe të bëhet një qytet i ndritshëm i galaktikave, ka thënë Wilson.

Tani ekipi që qëndron pas zbulimit shpreson të përdorë pajisjet e teknologjisë së lartë në Observatorin Keck për të hyrë më shumë në galaktikë, dhe shpresojnë t’i përgjigjen pyetjeve të shtruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *