Greqia do të dëbojë 12 diplomatë rusë. Ndaj vendimit ka reaguar ashpër Ambasada ruse në Greqi, duke paralajmëruar se nuk do të kalojë pa pasoja.

“Më 6 prill 2022, ambasadori rus në Greqi Andrei Maslov u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, ku u informua për vendimin e Athinës për të shpallur 12 diplomatë të Ambasadës dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik persona non grata. Nga ana jonë, ne kemi protestuar fuqishëm kundër këtij hapi të pajustifikuar dhe të diskutueshëm që synon shkatërrimin edhe më të keq të të gjitha marrëdhënieve tona dypalëshe. Ne theksuam se ky veprim nuk do të mbetet pa pasoja ” thuhet në një deklaratë të Ambasadës ruse, duke reaguar ndaj lëvizjes së ministrit të Jashtëm grek.

Lexo po ashtu:  Sami Frashëri, poligloti me 8 gjuhë të huaja dhe vepra që i dha famë botërore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *