“Edhe nëse frika do të ketë më shumë argumente, ti zgjidh shpresën”
Seneka, një nga baballarët e stoicizmit

Lucio Anneo Seneca, i njohur thjesht si Seneka, ishte filozof, dramaturg dhe politikan romak. Ndër eksponentët kryesorë të stoicizmit, Seneka qe shumë aktiv në jetën publike, duke mbajtur edhe rolin e inspektorit. Dënuar për vdekje nga Kaligula, por i falur nga Klaudio, ai u bë tutori dhe mësuesi i perandorit të ardhshëm, Neroni. Pas të ashtuquajturës “periudha e lumtur pesëvjeçare” (54-59), epokë kur Neroni sundoi nën udhëheqjen e mençur të Senekës, perandori dhe mësuesi u larguan. Atëherë Seneka vendosi të tërhiqej në jetën private, duke iu përkushtuar filozofisë. I akuzuar për pjesëmarrje në komplotin Pisoni, përfundimisht Seneka u detyrua të bënte vetëvrasje. Jeta e tij qe e jashtëzakonshme për nga ngjarjet dhe personazhet që e shoqëruan, për nga shtrirja dhe larmia e veprimtarisë mendore që ai zhvilloi, për nga armiqësia e dhunshme që e ndoqi gjatë gjithë jetës me një forcë të papërfytyrueshme. Seneka qe një mendimtar, që guxoi i pari të lidhte filozofinë me politikën, gjë kjo që përbën një nga ndihmesat e tij më të thella në mendimin modern.

Lexo po ashtu:  Rusia bllokon rrjetin social Facebook

“Zgjidhni shpresën dhe jepini fund ankthit tuaj” – shprehja e shkëputur nga “Letra Lucilit” të filozofit Seneka.

Pra, peshojini shpresën dhe frikën dhe, kur gjithçka të jetë e pasigurt, favorizoni veten: besoni tek ajo që parapëlqeni. Edhe nëse frika do të ketë më shumë argumente, zgjidhni shpresën dhe jepini fund ankthit tuaj; kini parasysh se shumica e njerëzve mendohen dhe shqetësohen shumë, edhe pse në të ardhmen e tyre nuk ka gjurmë të fatkqësisë apo pasiguri nga e keqja. Në të vërtetë, kurrkush nuk i reziston vetes kur fillon të shqetësohet dhe arrin deri atje sa e çon frikën e tij në realitet; askush nuk thotë: “Mendje kush e mbështet këtë, gënjen; ose nëse ai që e shpiku beson në thashethemet”. Ne e lëmë veten të na rrëmbejë rrjedha; frikësohemi nga e pasigurta sikur të ishte e sigurt; ne nuk kemi një sens të masës, dyshimi shndërrohet menjëherë në frikë.

“Letra Lucilit”

Letrat drejtuar Lucilit, të shkruara ndërmjet vitit 62 pas Krishtit, pas daljes në pension nga veprimtaria politike dhe 64 pas Krishtit, viti i vdekjes së tij, janë një koleksion letrar i mbledhur në njëzet librete. Në brendësi të faqeve, filozofi zbulon dimensionin e tij intim dhe të brendshëm, të mbizotëruar nga pasiguria. Toni është gjithmonë konfidencial dhe bisedor, i përdorshëm si një bisedë miqësore, sepse siç do thoshte vetë Seneka “filozofia është një këshillë e mirë; dhe asnjë këshillë nuk jepet me zë të lartë”.

Lexo po ashtu:  Lidhjes e Prizrenit dhe dy misionet e saj

Jeta është e shkurtër, thuhet. Nxitoni, nxitoni… Po ku të shkojmë? Dhe përse? Përshëndetje, ankth! Atëherë, të ngadalësojmë pak? Ne kujdesemi për rrobat, flokët, paraqitjen dhe pasqyrën, por përse vallë? Në të vërtetë, jeta është shumë më e shkurtër qoftë nëse nxitojmë, qoftë nëse e marrim lente-lente. Çfarë duhet të bëjmë me intervalin midis lindjes dhe vdekjes? “Jeta, na mëson Seneka, nuk ka vërtetë jetëgjatësinë e viteve tona, por kohëzgjatjen që i jep mençuria jonë”. Për një të moshuar, të cilin e mbulon harresa tek një tjetër që e kemi varrosur, do të thuhet se ai vdiq para kohe. Një djalë i ri, që humb jetën në aksident në lule të rinisë, do të thuhet se ai jetoi mirë. Sepse sfida nuk është të jetosh gjatë, por të jetosh çastin.

– Tragjedia në jetë nuk është të mos arrish objektivin. Tragjedia është të mos kesh një objektiv për të arritur.

– Gjithçka që ti dëshiron, ndodhet në anën tjetër të murit të frikës.

Lexo po ashtu:  “Tri gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët”

– Zjarri është prova e floririt. Vështirësitë janë prova e njerëzve të fortë.

– Një prej cilësive më të bukura të miqësisë së vërtetë është të kuptosh dhe të të kuptojnë.

– Lumturia e vërtetë është… të shijosh të tashmen, pa varësinë plot ankth prej të nesërmes.

– Shpata nuk vret asnjëherë askënd; ajo është një mjet në duart e vrasësit.

– Për babëzinë, e gjithë natyra është shumë pak.

– Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë për të.

– Një burri i shkon më shumë që të qeshë me jetën, se sa të qahet prej saj.

– Zemërimi është si ato rrënojat që shemben dhe përplasen me gjithçka që gjejnë poshtë.

– Vdekja është dëshira e disave, çlirimi i të shumtëve dhe fundi i të gjithëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *