Edhe një rast i ri është konfirmuar me koronavirus në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Një rast i ri me COVID-19Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2″, thuhet në njoftim.

Po ashtu  sipas institutit, në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme.

Mbani distancë nga tjetri.

Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.

Lexo po ashtu:  Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *