Janë ba ultimatumet e Isës si ultimatumet e femrave:

‘Kqyre mirë çka po t’tham: Që s’um merr për tre muaj, dije mirë se merr fund, ‘Kimeten’ s’e sheh më me sy…

E pastaj, kalojnë tre muaj, hajt edhe tre muaj tjerë, mbasi po m’lut, e po qan si fmija…dhe kështu kalon dekada tuj e prit një manipulant që ‘ta vjedh kohën’ një tutkun atje me marrë një vendim t’hamamit, thuajse kemi me jetu përgjithmonë, e helbete mos po e bën naj lëshim n’këtë botë t’rrejshme, ku ‘këtu je-këtu s’je’. .

As burra s’ishin kanë këta.

Sidomos Isës qysh s’i vjen marre m’u sjell si ‘papak’.

Ashiqare po luftojnë për interesin e tyre personal dhe ambiciet e tyre të sëmura. Nuk e shohin veten në pasqyrë, për me pa lmerim.

Së paku fshehne joseriozitetin, e jo ‘edhe po ma kana, edhe s’po m’len Hashim nana’.

Se për besë gjynah në dorë të kujt kemi mbet. Prandaj, krejt po ikin prej këtuhi, k’tu dojnë me mbet veç policia dhe pasanikët.

Lexo po ashtu:  Qelbësirat në Shqipëri

P.S Vadja te shqiptarët nuk thyhet, dikur (kur kemi qenë serioz) vaden nuk e ka thyer as vdekja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *