Edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë bëhet me tunel dezinfektues.

Dje pasdite më datë 15 qershor 2020, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) numër 5 te Posta në Komunën e Prishtinës u përurua tuneli dezinfektues, donacion nga organizata Humanity First dhe Shoqata AMJ.

Gjatë përurimit morën pjesë zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, dr. Bujar Gashi, përfaqësuesi i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale Z. Premtim N. Fazliu, U.D. Zëvendës Drejtor i QKMF Dr. Spec. Rrezart Halili, përfaqësuesi i Humanity First dhe vullnetarë nga kjo organizatë.

Dr. Bujar Gashi në emër të drejtorisë që drejton dhe Z. Premtim N. Fazliu në emër të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës falënderuan donatorin Humanity First për këtë dhurim të nevojshëm. Ndërsa Dr. Spec. Rrezart Halili në emër të QKMF-së falënderoi dhe shprehu mirënjohje për donacionin.

Humanity First dhe Shoqata AMJ me moton e tyre “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, gjithashtu falënderojnë për këtë bashkëpunim institucional Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës që i dha mundësinë për t’i dalë në ndihmë kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare. Sipas organizatës, nga ky donacion do të përfitojnë me qindra qytetarë që e vizitojnë këtë Qendër për nevojat e tyre.

Lexo po ashtu:  Ambasadori amerikan, Hovenier, në iftar: Kosova kampione për lirinë e besimit

Tuneli dezinfektues përmban senzorë që aktivizohen në parahyrje të tij, dhe ndalet kur personi të kalojë tunelin. Tuneli posedon sistemin e dezinfektimit me kapacitet njëmijë litra.

Autor: Humanity First Kosova
Burimi: Faqja zyrtare në Facebook:
https://www.facebook.com/100798018322695/posts/129808018755028/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *