Real Madridi thuhet se po konsideron një veprim për talentin shumë të vlerësuar të Espanyolit, Nico Melamed.

18-vjeçar katalunas ka ardhur në radhët e ekipit të parë Espanyolit, pas gjashtë vjetësh në këtë klub në ekipet e moshave.

Melamedit iu dha një debutim i parë në skuadër nga ish-trajneri David Gallego në ndeshjen e Ligës së Evropës në gusht të vitit 2019.

Sidoqoftë, pas trazirave në punën e trajnerëve dhe kërcënimin e afërt të largimit në Segunda Divizion, Melamed është rikthyer në ekipin B.

Sipas mediumit El Desmarque, Reali tashmë ka treguar interesi=im për të, dhe shpresojnë të sigurojnë një transferim gjatë verës, veçanërisht nëse Espanyoli bie nga kategoria.

Reali nuk do ta ketë të lehtë transferimin e lojtarit, pasi Melamed pëlqehet edhe nga Chelsea, Barcelona dhe Bayern Munichu.

Melamed nënshkroi një kontratë të re me Espanyolin në fillim të sezonit 2019-20, e cila e mban në klub deri në vitin 2023, ndërsa kartoni i tij vlerësohet dy milion euro.

Lexo po ashtu:  Serie A rinis me 13 ose 20 qershor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *