Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama, i ka cilësuar deklaratat e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin si një e ligë që vijnë nga një gojë e shthurur dhe nga një mendje e errët për të cilat duhet të reagonte Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton MekuliPress.com

Më tej Rama doli në mbrojtje edhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se çlirimtarët padyshim ishin në Kosovë, ndërsa krimminelët, ishin ende në Serbi.

“Sa për UÇK për mua janë çlirimtarë, eliminuesit ishin në Beograd dhe për mua atje ka akoma eliminues. Asnjë personalitet serb nuk e ndryshon dot historinë për një fakt të thjesht.

Nuk e sulmoi Kosova, Serbinë por ndodhi e kundërta, iu dogjën shtëpi e katandi, ishin nga Beogradi ishin ushtarët e Sllobodanit, u përdorën për djegie plaçkitje, përdhunnime dhe spaastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, krimminelët e asaj lufte janë disa nënë dhe disa mbi dhe por janë në Beograd”, ka thënë Rama.

Lexo po ashtu:  Video historike, Adem Demaçi duke u dhënë këshilla ushtarëve të UÇK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *