Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka vlerësuar se Turqia është mikja më e madhe e Kosovës.

Këtë pretendim, Rama e bëri gjatë një konference të përbashkët me Rexhep Tajjip Erdogan, president i Turqisë, i cili po qëndron në Tiranë të Shqipërisë.

Sipas Ramës, Turqia ishte vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shte.

“Nesër Ergodan shkon në Beograd. E sjell këtë në vëmendjen tuaj për një fakt historik. Kur presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por nuk ka qenë një njohe e parë e Kosovës thjeshtë zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës, dhe në momentin kur në televizor, para tij që ishte e mbledhur e tërë qeveria, atë kohë kryeministrin tani presidentin, bashkë me deputetët kanë ngritur duart për të votuar Pavarësinë e Kosovës. Pra një mik më të padiskutueshëm sesa Ergodani dhe Turqia, Kosova nuk e gjen askund. Ndajmë shqetësimin dhe se tensionet mes dy vendeve duhet të rregullohen”, ka thënë Rama.

Lexo po ashtu:  Amerika, Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri – ju jeni parti opozitare në Kosovën e pavarur