“Pas ndarjes nga nëna juaj, marrëdhënia jonë mund të shkojë në dy drejtime: ti mund të mendosh se je braktisur nga babai dhe të mos gjesh dot ngushëllim për këtë ose ne mund të ruajmë lidhjet dhe ta duam  njëri-tjetrin më shumë se më parë.

S’mund të gënjej, kjo e dyta më rri më mirë. Ose më saktë, është më shumë se e nevojshme për mua. Kusuri yt që do të të duhet të më shkruash shpesh,  mund edhe të më telefonosh herë pas here; do të urojmë njëri-tjetri për ditëlindje, do të bëjmë gallata mbi ato që na ndodhin ose jo dhe do qeshim me budallallëqet tona. Do të të duhet të më vizitosh më shpesh, ndërsa mua do më duhet t’u kushtoj më shumë vëmendje atyre gjërave që janë vërtet të rëndësishme për ty.

Kur isha në vendin tënd, ndërsa ndiqja kolegjin, ti e di që nuk u shkruaja shpesh prindërve të mi. Por ti dhe Marku më keni shkruar. Të dy më keni thënë se më doni. Çfarë ndjesie! Tani e kuptoj se çfarë nuk u kam dhënë unë prindërve të mi, ose ua kam thënë kaq shpesh sa vetë shprehja është bërë e pavlerë. E njëjta gjë.

Lexo po ashtu:  Shkencë/ Veza ‘perfekte’ me bazë bimore mund të jetë më afër se sa mendoni!

Si prind e di se zakonisht, në letrat për fëmijët e tyre, prindërit maskojnë me petkun e këshillave ëndrrat e tyre të parealizuara. Këshilla ime për ju është e thjeshtë:  paguani dikë t’u mësojë një gjuhë të huaj, të takohet me ju dy-tri herë në javë dhe thjeshtë të flisni. Gjithashtu, paguani dikë që t’ju mësojë një instrument muzikor.

Edukoni veten dhe zgjidhni ku jetoni. Bësomëni, është më mirë të jetosh në një vend të këndshëm sesa në një vend të fuqishëm. Pushteti i bën të gjithë nga pak të çmendur.

Këto janë këshilla.

Përveç tyre, nëse nuk e keni bërë akoma, blini përmbledhjen me tregime të Çehovit dhe lexojeni. Pastaj lexoni “Rinia” të  Joseph Conrad. Kjo nuk është këshillë, është urdhër”.

Përktheu: Elona Qose

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *