Sot Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar PËR raportin për Kosovën, ku bëhet thirrje shteteve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

43 eurodeputetë kanë votuar PËR, 9 kundër dhe 5 kanë abstenuar.
Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë Komision, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në dokument përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sikur edhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kosovës i bëhet ftesë të vazhdojë procesin e suksesshëm të reformave, luftën e suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse vlerësohet se Kosova ka shënuar një përparim në këtë drejtim.

Lexo po ashtu:  Sot pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ish gjenerali tregon se çfarë duhet të bëjë Qeveria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *