Sot po flasim për të ashtuquajturin efekt Diderot, që është një fenomen i psikikës sonë që na shtyn të blejmë gjëra të kota. Secili prej nesh duhet ta dijë shumë mirë se për çfarë po flasim. Sa gjëra i keni blerë, dhe kur e mendoni, në të vërtetë nuk ju nevojiteshin fare?

Jemi të sigurt që ndonjëri prej jush do ta ketë këtë të paktën një herë në jetë. Ka nga ata që duan blerjet dhe nga ata që arrijnë ta mbajnë pak më shumë nën kontroll këtë nevojë. Por si kategoria e parë e njerëzve ashtu edhe e dyta e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të bësh një blerje krejtësisht të padobishme

Ja, ky është fenomeni i psikologjisë për të cilin duam t’ju flasim sot. Çfarë na shtyn të blejmë gjëra që nuk kemi vërtet nevojë? Çfarë na shtyn të blejmë gjëra të padobishme? Le të shohim së bashku se si ekspertët e psikologjisë i përgjigjen kësaj pyetjeje të veçantë.

Lexo po ashtu:  Për pak çaste nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, pa flamuj

Quhet Efekti Diderot dhe është fenomeni që shpjegon nevojën tonë për të blerë gjëra që nuk na duhen vërtet. Termi u krijua nga antropologu Grant McCracken në vitin 1988.

Për çfarë po flasim?

Fenomeni është i thjeshtë. Duket në fakt se çdo blerje e re na shtyn të blejmë gjëra të tjera që mund të shkojnë mirë me të sapoardhurën. Është sikur blerja e një palë këpucëve të reja të na bëjë të besojmë se të gjitha xhinset tona nuk janë të përshtatshme për blerjen e re.

Dhe çfarë bëjmë? Blejmë xhinse të reja. Emri vjen nga një tekst i vitit 1769 nga Denis Diderot me titull Pendim për pizhamet e mia. Në tregimin e tij, filozofi tha se kishte blerë një palë pizhame të reja.

Pasi i veshi, ai kuptoi se gjithçka në dhomën e tij të gjumit nuk shkonte me blerjen e tij të re. Dhe kështu ndërroi në fillim çarçafët, pastaj tapetin, më pas jastëkët dhe në fund rinovoi të gjitha orenditë e dhomës.

Lexo po ashtu:  Kush është vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar – Kosova renditet ndër më të lirët

Rezultati? Filozofi e gjeti veten skllav të veshjes së tij të re. Një shembull që megjithatë na bën të kuptojmë fenomenin që trajtohet sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *