Besoj se ju ka ndodhur të habiteni me një fjalë që e keni shqiptuar ndryshe për një kohë të gjatë, por trajta e saktë e saj është ndryshe nga ajo që dini!

Dhe krejt të habitur jeni shprehur: “Po unë e dija ndryshe këtë fjalë?” Ngaqë e keni shqiptuar ashtu për një kohë të gjatë, ajo fjalë ju është ngulitur gabim. Kjo është një dukuri normale, që ndodh gjatë nyjëtimit (formimit) të këtyre tingujve në aparatin tonë të të folurit.

Për shembull:
-shqiptojmë: zok, azgjë, mezditë, çfaq, mëngjez, këndez, argjent, egzistencë, gjigand etj.

por duhen shkruar: zog, asgjë, mesditë, shfaq, mëngjes, këndes, argjend, ekzistencë, gjigant etj.

Kjo gjë na ndodh të gjithëve nga dukuria e shurdhimit ose zëshmërisë së bashkëtingëlloreve. Në gjuhën shqipe bashkëtingëlloret ndahen në:

-të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z, zh.

-të pazëshme (të shurdhëta): m,n,nj,j,l,ll,r,rr,p, t, th, k, q, j, c, ç, s, sh.

Ja si ndodh dukuria e shurdhimit ose e zëshmërisë së bashkëtingëlloreve (si vihen përballë njëra-tjetrës):
p bëhet b; t-d, th-dh; k-g, q-gj, f-v, s-z; sh-zh, c-x; ç-xh etj.

Lexo po ashtu:  O' si nuk kam nji grusht të fortë, t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë

Kjo dukuri ndodh kur shqiptojmë fjalë që kanë pranë e pranë këta tinguj, p.sh., dy bashkëtingëllore të zëshme (të zhurmshme) ose të shurdhëta.

Për lehtësi shqiptimi, duke qenë se dy bashkëtingëllore të shurdhëta ose të zëshme që nuk artikulohen lehtë, gjatë shqiptimit ne e shurdhojmë njërën, kur kemi dy bashkëtingëllore të zëshme (zog-zok, në këtë rast g-në e zëshme e shurdhojmë dhe e bëjmë k, për shkak se z-ja është e zëshme dhe të krijohet lehtësi shqiptimi) dhe e kundërta, p.sh., te: këndes-këndez (meqë k-ja është e shurdhët, e bëjmë të zëshme s-në, duke e kthyer në z).

Për ta shqiptuar, shkruar dhe përdorur saktë një fjalë, gjithmonë duhet të konsultohemi me Fjalorin e Gjuhës Shqipe!

Përgatiti: S. Agolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *