Turqia ka hyrë në recesion në fund të vitit të kaluar, bëjnë të ditur të dhënat zyrtare.

Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë, ekonomia është tkurrur për 2.4% në çerekun e katërt të vitit 2018, krahasuar me çerekun paraprak.

Tkurrje për 1.6% ka pasur edhe në tremujorin e tretë.

Rënia në dy çerekë një pas një e definon recesionin.

Një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara ka bërë që monedha turke të bie dhe importet të shtrenjtohen.

Vitin e kaluar, lira ka rënë për 30% kundrejt dollarit amerikan.

Dy vendet kanë qëndrime të kundërta për nja varg çështjesh, përfshirë mënyrën se si të luftohet grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe planet e Turqisë për të blerë sisteme të mbrojtjes raketore nga Rusia.

Ankaraja po ashtu dëshiron që SHBA-ja ta ekstradojë klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin e akuzon për përpjekje për grushtshtet në Turqi në vitin 2016.

Uashingtoni thotë se nuk ka prova të mjaftueshme për ekstradimin e Gulenit.

Lexo po ashtu:  Në Ditën Botërore të Ujit, Albin Kurti bën thirrje që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *