Profesionalizmi nuk është bashkim i diplomave dhe i kompetencave, por marrëdhënie dhe dashuri ndaj punës, por edhe ndaj kolegëve të punës.Ekonomisti i i famshëm dhe i vlerësuar, mentor dhe investitor, David S. Rose, mësimdhënës në Katedrën e Financave, Ndërmarrësisë dhe Ekonomisë në Universitetin Singularity, i është përgjigjur pyetjes “Cilat janë pesë leksionet të cilat nuk mësohen në fakultetet afariste?”

Të gjithëve na është e ditur që ekzistojnë shumë të rinj ndërmarrës të suksesshëm, të cilët nuk kanë përfunduar shkolla të larta dhe fakultete, por që janë të suksesshëm.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në çfarë baze dallohen ata afaristë të shkathët nga biznesmenët mesatarë, mësoni në vazhdim.

  1. Integriteti personal është më i rëndësishmi

Ekzistojnë kolegjiume mbi etikën afariste në të gjitha universitetet e rëndësishme, mirëpo ato kryesisht merren me problemet e bashkëpunimit, problemet strategjike dhe teknike.

Ajo për të cilën unë po flas është etika personale, e cila është treguar si dallimi kryesor me ndikim të madh në ndonjë karrierë afariste.

  1. Njerëzit e mirë janë të rëndësishëm
Lexo po ashtu:  Pija kundër pagjumësisë, ja përbërësit e pijes shpëtimtare

Është krejt njësoj sikur flas për investimet në njeriun afarist, a marrin para nga investitorët apo punësojmë menaxher të lartë.

Njerëzit e kalibrit të lartë vlejnë dhjetë herë më shumë se njerëzit e kalibrit të vogël.

  1. Paratë!

Në shkollat afariste shumë kohë shpenzohet në studimin dhe analizimin e parave, mirëpo gjithmonë nga perspektiva e korporatës.

Mirëpo një leksion të shpeshtë me të cilin fuqimisht përballen të gjithë ndërmarrësit, ndërkaq shumica nuk e analizojnë është pikërisht që mundësia e ekzistimit apo e mungesës së parave definon jetën shoqërore dhe ekzistencën e afarizmit.

Kujtojeni ”rregullën e artë” të fazës së hershme të financimit: Personi me më së shumti para vendos rregullat.

  1. Mbani çdo gjë në perspektivë

Gjëra të këqija i ndodhin çdo kompanie, çdo tregu, çdo të punësuari. Kur jeni të rinj dhe sapo keni filluar punën, çdo problem mund të duket si fundi i botës. Sa më shumë që të keni përvojë, aq më shumë do të jeni të vetëdijshëm që asgjë nuk është e sigurt, vec vdekjes.

Lexo po ashtu:  Duaje veten! Asnjëherë mos i tolero këto sjellje…

Perspektiva do t’ju ndihmojë të dalloni nuancat dhe do t’jua lehtësojë dhe zvogëlojë brengat rreth gjërave të vogla.

  1. Teknologjia po ndryshon shume

Deri para pak kohësh, kjo fare nuk është përmendur as nuk është analizuar në shkollat afariste. Bashkë me këtë, ende nuk po mësohet në shumë shkolla. Mirëpo kjo në të vërtetë është forca kryesore e Universitetit Singularity dhe e Katedrës së Financimit, Ndërmarrësisë dhe Ekonomisë, të cilën unë e kam themeluar.Teknologjia sot ka ndikim në themel të çdo ndërmarrjeje afariste që dëshiron të ketë shansin të mbijetojë, e të mos flasim për që të jetë e suksesshme. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *