Sasia e sheqerit në ushqimin e foshnjave duhet të kufizohet dhe prindërit duhet t’i japin fëmijëve të tyre më shumë perime për të ndaluar zhvillimin e diabetit, thotë raporti më i fundit i publikuar, nga ekspertët e shëndetit të fëmijëve. Doktorët paralajmërojnë se edhe ushqimi për fëmijë i cili ka të shënuar në ambalazh se “nuk ka sheqer të shtuar”, shpesh përmban sheqerna nga mjalti ose lëngu i frutave. Në këtë mënyrë do të mund të ruani fëmijët nga prishja e dhëmbëve, diabeti si dhe obeziteti.

Raporti thotë se foshnjave nuk duhet t’u jepen pije me sheqer. Në vend të kësaj, ata duhet të kenë sheqer në një formë natyrale, nëpërmjet frutave të freskëta, qumësht ose produkte të qumështit të pakonservuar. Doktoresha, Mary Fewtrell, udhëheqësja e të ushqyerit për Kolegjin Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës, tha se produktet për foshnjat, shpesh përmbanin një përqindje të lartë të frutave ose perimeve të shijshme.

“Ushqimet e lëngshme të foshnjave të paketuara kanë një densitet të lartë të energjisë dhe një përqindje të lartë të sheqerit”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Shenjat e fshehta që tregojnë se stresi po ju “shkatërron brenda dhe jashtë”

Ajo ka deklaruar gjithashtu, se foshnjat kishin një preferencë për shijet e ëmbla, por prindërit nuk duhet ta përforcojnë këtë.

“Foshnjet janë shumë të gatshëm të provojnë shije të ndryshme, nëse atyre u jepet mundësia“, – tha Prof Fewtrell, dhe është e rëndësishme që të njihen me shije të ndryshme, duke përfshirë ushqime më të hidhura si brokoli dhe spinaq, në një moshë të re. ” Profesor Fewrell tha gjithashtu se prindërit duhet të edukohen për ndikimin e sheqerit.

“Sheqeri i tepërt është një nga shkaqet kryesore të prishjes së dhëmbëve, e cila është sëmundja më e zakonshme e gojës në fëmijë, që prek gati një të katërtën (23%) të pesëvjeçarëve”.

Ajo shtoi se marrja e sheqerit gjithashtu kontribuoi që fëmijët të jenë mbipeshë. Komiteti Këshillimor Shkencor për Ushqimin rekomandon që sheqeri të japë jo më shumë se 5% të konsumit total të përditshëm të energjisë për ata të moshës mbi dy vjeç e më shumë, dhe madje edhe më pak për fëmijët nën moshën dy vjeçare. Zvogëlimi i obezitetit të fëmijëve është një prioritet kyç, në të gjithë Britaninë e Madhe, në Angli dhe Skoci.

Lexo po ashtu:  Harxhoni vetëm 2 minuta nga koha juaj dhe do të keni dhëmbë të bardhe menjëherë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *