Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili dje publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Ben Meir me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit.

Ai tutje ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiqi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negocimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Ndryshe, kosovarët tanimë kanë hapur edhe një peticion online që rrjeti social, Instagram, t’ia fshijë foton me përmbajtje nxitëse Vuçiqit.

Lexo po ashtu:  Përplasjet Greqi-Turqi, Ergodan ‘sulmon’ Gjermaninë dhe Francën, teksa opozita turke falenderon ministren Baerbock

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *