Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë lokale po përpiqen të parandalojnë përhapjen e koronavirusit dhe nga ana tjetër të gjejnë një rrugëzgjidhje sesi të hapin ekonominë pa rrezikuar rritjen e infektimeve.

Tesla ka rihapur të vetmen fabrikë të prodhimit të makinave elektrike në SHBA e cila gjende në Kaliforni duke dalë kështu haptazi në kundërshti me urdhrat lokalë të izolimit.

Në rrjetin social Twitter shefi ekzekutiv Elon Musk tha se kompania ka rinisur prodhimin dhe ai do të ishte atje së bashku me të gjithë punonjësit.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë lokale po përpiqen të parandalojnë përhapjen e koronavirusit dhe nga ana tjetër të gjejnë një rrugëzgjidhje sesi të hapin ekonominë pa rrezikuar rritjen e infektimeve.

Musk ishte betuar se do të zhvendoset fabrikën drejt një shteti tjetër nëse Kaliforni vazhdon me masat e izolimit. Të Shtunën ai tha se kishte paditur autoritetet në gjykatë duke kërkuar tërheqjen e urdhrit që pengon Tesla të vijojë prodhimin normal.

Sipas tij Tesla është lënë jashtë dhe prodhuesit e tjerë Amerikanë kanë rifilluar prodhimin.

Lexo po ashtu:  Kompjuterët Mac të cilët nuk do të mbështeten dhe riparohen më nga Apple

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *