Studimet kanë treguar se duke përfshirë vetëm një lugë kanelle në dietën tuaj të përditshme mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Pse? Kjo erëz me aromë të këndshme frenon  oreksin, ul nivelet e kolesterolit, rregullon nivelet e sheqerit në gjak, përshpejton metabolizmin tuaj dhe redukton yndyrën e barkut. Yndyra e barkut është në fakt tipi më i rrezikshëm i yndyrës, sepse rrethon disa nga organet më vitale. Po, ju gjithashtu duhet të ushtroni dhe të mbani një dietë të shëndetshme, sepse e  gjithë kanella  e botës nuk do t’ju ndihmonte të humbni peshën, nëse vazhdoni të hani keq dhe të mos ushtroheni.

Kanella mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të lëvizjes së ushqimit në stomakun tuaj. Kjo është një gjë pozitive për njerëzit që planifikojnë të humbin peshë, sepse ky aktivitet do t’ju ndihmojë të ndiheni të plotë për një kohë shumë më të gjatë Gjithashtu, shija e ëmbël të kanellës mund të ndihmojë në uljen e dëshirës suaj për të ëmbla.

Lexo po ashtu:  Pse debatet janë budallallëk dhe të rrezikshëm, sipas PLATONIT

Si ta përdorni kanelln për humbje peshe:

Çaj me kanellë dhe mjaltë

Përbërësit:
1 lugë gjelle lëng limoni
1 filxhan me ujë
1 lugë çaji mjaltë
½ lugë çaji kanellë pluhur

Përgatija:

1. Zieni një filxhan me ujë
2. Shto pluhurin e kanellës
3. Valojeni  derisa sasia e ujit të reduktohet në gjysmë
4. Hidheni në një filxhan.
5. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin

Përfitimet:

1. Limoni është një burim i vitaminës C, që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar.
2. Mjalti  është një antioksidant natyral që ka vetitë anti-mikrobike.

UJË DETOX ME KANELLË

4-5  feta të trasha  lime
1 filxhan me ujë
2.5 cm shkop kanelle
Gjethe menteje

Përgatitja:
1. Në një gotë me ujë, zhysni copën e kanellës dhe lëreni gjatë natës
2. Transferoni ujin në një kavanoz qelqi  në mëngjes duke shtuar gjethet e nenexhikut dhe copat e lime.  Konsumojeni në mëngjes.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *