ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një prej kategorive më të spikatura ku fituesit e saj kanë provuar të jenë histori të vërteta suksesi, zgjidhje inovative Shqiptare të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë investorëve dhe kompanive të huaja.

Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications zhvilluar nga kompania Arbrea Labs ishte projekti i cili mbërriti në finale dhe triumfoi në këtë kategori.

Arbrea Labs është një kompani me seli në Zvicër e themeluar dhe drejtuar nga shqiptari Endri Dibra e cila ka zhvilluar teknologjitë më të fundit në fushat e inteligjencës artificiale dhe visual computing me ekspertët më në zë në grafikë dhe vizualizim kompjuterik.

Endri jeton në Zvicër por ka lindur në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Jacobs të Bremenit për Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike, ato master në ETH Zurich në Robotikë dhe bart një diplomë Ph.D nga ETH Zurich në Shkenca Kompjuterike.

Lexo po ashtu:  Telefoni më i shitur i 2019-ës mund tju surprizojë

Është specializuar me aftësi të avancuara në përllogaritje të formave, rindërtim, gjurmim dhe deep learning.

Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications, një aplikacion mobil për pacientë dhe kirurgë i ndërtuar i gjithi në inteligjencë artificiale dhe realitetin e shtuar. Funksioni kryesori i produktit është të vizualizojë trajtimet kirurgjikale direkt në trupin e pacientit. Është një mjet komunikimi, edukimi dhe vendimarrjeje për kirurgë dhe pacientë.

Aplikacioni ishte ndërtuar fillimisht për pacientët për ti ndihmuar ato të vendosin në ndërhyrjet esetike kirurgjikale por edhe për të ndihmuar pacientët me kancer të gjirit për të menaxhuar nivelet e stresit. Përmes algoritmave aplikacioni mund të krijojë një vizualizim pa pasur nevojë të përdoren shënjimet mbi trupin e pacientit. Produkti u vjen në ndihmë edhe kirurgëve duke u kursyer kohë dhe kosto.

Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications mund të konsiderohet si një pasqyrë magjike e cila të jep rezultatet e një ndërhyrje kirurgjikale esetetike përpara se ajo të ndodhë.

Lexo po ashtu:  "Vaje", Poezia për dashurinë që duhet ta lexoni

Kompania Arbrea Labs beson tek potenciali i këtij produkti për tu shtrirë ndërkombëtarisht dhe se çdo kirurg do të jenë në gjendje të përdorë mjetet të tilla në të ardhmen. Produkti përbën inovacion jo vetëm nga mënyra e aplikimit por edhe teknologjia me të cilën është realizuar dhe për këtë Arbrea Labs ka aplikuar për patentë në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *