Robin Krasniqi e ka fituar duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver në peshën gjysmë të rëndë, pasi Nadjib Mohammedi u diskualifikua nga juria.

Derisa ishte parashikuar që boksieri shqiptar të ngjitej në ring në ora 18:30 të ditës së shtunë, kjo gjë nuk ndodhi deri në ora 00:30 të ditës së diel dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike.

Por, pas pritjes së më shumë se pesë orëve, Krasniqi ia doli ta mposhte kundërshtarin me prejardhje nga Algjeria me diskualifikim nga juria, fitore kjo e vlefshme për titull WBC Silver.

Robini ishte për një nuancë më i mirë se Mohammedi, por që boksieri që përfaqëson Francën nuk ia bëri të lehtë boksierit tonë, duke shkuar dhëmbë për dhëmbë në duelin dhjetë raundesh.

Boksieri francez ishte duke prirë me pikë ndaj Krasniqit, por që juria e diskualifikoi për goditje të parregullta.

Ky triumf nuk ishte i thjeshtë, pasi për të ishte një jetësim i një ëndrre të kamotshme për të boksuar para popullit shqiptar.

Lexo po ashtu:  Roma akord me lojtarët për shkurtimin e pagave: verdhekuqtë ndihmojnë edhe punonjësit

Kjo ishte padyshim nata e boksierëve shqiptarë, pasi para Haxhi Krasniqit, fitore morën edhe Dielli Vranoci, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj, Bernardin Jakaj, Isuf Kelmendi, James Kraft dhe Armend Xhoxhaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *